Tahiri: Rajoni vepron, Evropa ndërhyn – Qeveria e Kosovës po fle përballë rritjes së çmimeve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tahiri: Rajoni vepron, Evropa ndërhyn – Qeveria e Kosovës po fle përballë rritjes së çmimeve
besnik tahiri
22/03/2026 - 20:25
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë reagimi ndaj rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike, duke kërkuar masa urgjente që nga dita e nesërme.

Tahiri ka deklaruar se gjendja është alarmante dhe se vendet e rajonit, si dhe shtete anëtare të Bashkimit Evropian, tashmë kanë ndërmarrë hapa konkretë për të mbrojtur qytetarët nga rritja e kostos së jetesës.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut, ndonëse me çmime më të ulëta të karburanteve se Kosova, ka paralajmëruar masa të reja për të përballuar krizën. Ai ka theksuar se edhe në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërhyrje për uljen e çmimeve dhe përgatitje të masave konkrete.

Tahiri ka përmendur gjithashtu se Spanja ka shpallur një paketë prej 5 miliardë eurosh që përfshin ulje të TVSH-së për karburantet, subvencione për litër, ulje të taksave të energjisë dhe mbështetje për familjet dhe bizneset. Ndërkohë, sipas tij, edhe Sllovenia ka ndërmarrë masa qeveritare dhe kufizime për furnizimin me naftë.

“Rajoni vepron, Evropa ndërhyn, ndërsa Qeveria e Kosovës po fle”, ka shkruar Tahiri, duke kërkuar reagim të menjëhershëm institucional për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve për qytetarët dhe bizneset.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026