Tahiri: Projektligji për zyrtarët publikë s’duhet të kalojë
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas procedimit të Ligjit për Zyrtarët Publik nga ana e Ministrisë së Brendshme.
Ai në një postim në Facebook këtë projektligj e ka quajtur sulm mbi administratën shtetërore. Sipas tij, Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë nene kundërkushtetuese.
Postimi i plotë:
Duke e lexuar Projektligjin e ri për Zyrtarët Publik, jam i tmerruar me provizionet që parapërcaktojnë dhe lejojnë hapësirë për ndërhyrje politike në administratë publike.
Ky projektligj qenka një sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim. Është kundër gjithçka që është arritur me BE-në dhe Sigma në dekadën e fundit.
Projektligji i ri për Zyrtarët Publik, respektivisht Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë qartazi nene kundërkushtetuese, që në esencë janë fshesë e hekurt kundër menaxhmentit drejtues të administratës shtetërore.
Ky ligj nuk duhet të kalojë, assesi!