Tahiri: Pa informacione për presidentin, vendi drejt zgjedhjeve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tahiri: Pa informacione për presidentin, vendi drejt zgjedhjeve
Besnik Tahiri
27/04/2026 - 14:17
Linku u kopjua

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk kanë asnjë informacion dhe komunikim se do të mbahet sot seanca për zgjedhjen e presidentit.

Ai tha se ende nuk e dinë se kush janë kandidatët konsensualë apo unifikues, të cilët potencialisht mund të marrin 80 vota në Kuvend.

Sipas tij, kjo situatë tregon papërgjegjësinë e lartë të LVV-së si shumicë parlamentare dhe dëshminë se Kosova është në prag të zgjedhjeve të parakohshme.

“Jemi në ditën e fundit dhe është kah na përsëritet situata e para disa muajve, kur vijmë në ditën e fundit dhe ende nuk e dimë se kush janë kandidatët konsensualë, unifikues, të cilët potencialisht mund të marrin 80 vota në Kuvend. Kjo situatë na tregon papërgjegjësinë e lartë të shumicës parlamentare, na vërteton se Kosova është në prag të zgjedhjeve dhe na tregon për një eksperimentim të vazhdueshëm politik dhe institucional. Ne nuk kemi asnjë informacion, asnjë komunikim dhe presim çka do të ndodhë. Këtu jemi”, tha ai para fillimit të seancës plenare të hënën ku pritet të votohen disa marrëveshje ndërkomëbtare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026