Tahiri: Njohja e pasaportave të lëshuara nga Serbia, goditje e madhe për Kosovën
Lexohet për: 2 min.
Besnik Tahiri (1)
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se njohja e pasaportave të lëshuara nga institucionet e Serbisë nga ana e BE-së, paraqet një precedent të rrezikshëm dhe një goditje e madhe ndaj shtetit tonë.

Vendimi i BE-së për vizat me pasaporta ilegale serbe, PDK: Qeveria dështoi të mbrojë interesin e shtetit • KosovaPress

Ai në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se ky veprim legjitimon një autoritet të huaj dhe sabotues.

Gërvalla: Vendimi i BE-së për liberalizimin e vizave për pasaportat ilegale serbe rrugë e gabuar • KosovaPress

"Njohja e pasaportave të lëshuara nga institucionet e Serbisë nga ana e BE-së, për një numër të qytetarëve tanë, paraqet një precedent të rrezikshëm dhe një goditje e madhe ndaj shtetit tonë. Ky veprim përligj dhe legjitimon një autoritet të huaj dhe sabotues, dhe si i tillë lejon goditjen dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në sovranitetin institucional të Republikës së Kosovës nga ana e strukturave serbe. Kjo, nuk ka asgjë të bëjë me të drejtat e njeriut dhe as me ofrimin e mundësive të barabarta, sepse ato i ofron Kosova në nivelin më gjithëpërfshirës dhe më ekskluziv për serbët e Kosovë", ka thënë Tahiri. 

Këshilli i BE-së merr vendim për t’ua hequr vizat serbëve të Kosovës • KosovaPress

Sipas tij, kjo ndodhi pasi Qeveria Kurti “ishte e zënë me populizëm, luftimin e mediave të lira, ngulfatjen e demokracisë, duke mos pasur kohë për informim dhe afirmim të pozicioneve shtetërore në instancat e BE-së.”

Kurti komenton liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaportë të Serbisë • KosovaPress

“Kjo ndodhi sepse krerët tanë institucionalë ishin të zënë me ping-pongun me temën e asociacionit. Harruan se Serbia vepron hapur dhe në fshehtësi", tha Tahiri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025