Kurti komenton liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaportë të Serbisë
Lexohet për: 2 min.
Albin Kurti
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se vendimi i djeshëm për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë, është i padrejtë, i dëmshëm dhe dekurajuese për integrimin e serbëve.

Kurti i bëri këto komente pas përurimit Përurohen renovimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

Raporti u përpilua nga deputeti slloven, Matjazh Nemec, dhe u votua me 34 vota pro. Në arsyetim thuhet se; zgjerimi i liberalizimit të vizave të BE-së për banorët serbë të Kosovës është i rëndësishëm për të parandaluar diskriminim ndaj këtyre qytetarëve të cilët rrezikojnë të trajtohen ndryshe nga banorët e tjerë.

Këtë vendim e ka kundërshtuar edhe Qeveria e Kosovës.

Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, në një përgjigje për RTV21 ka shprehur keqardhje për vendimin e PE-së duke thënë se arsyetimi i raportit nuk reflekton realitetin e së drejtës për udhëtime pa viza te qytetarëve nga komuniteti serb.

“Qytetaret tanë nga komuniteti serb nuk janë të izoluar e as komuniteti i vetëm që nuk mund të udhëtojë drejt Evropës. Qytetarët tanë nga komuniteti serb, po vazhdon të pajisen me dokumente të shtetit tonë dhe të ketë interesim të lartë, e ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje qytetarëve që të pajisen me to, në mënyre që ta shfrytëzojnë të drejtën e lëvizjes se lirë pas arritjes së liberalizimit të vizave për shtetin tonë. Ne vijojmë te qëndrojmë në gatishmëri e me kapacitete të plota për të përmbushur kërkesat e tyre. Ritheksojmë se pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial te Republikës së Kosovës, andaj dhe nuk mund të njihen apo te jenë dokumente të vlefshme udhëtimi. Ky qëndrim rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm, kur vetëm para më shumë se një viti, një tentative e njëjtë për njohjen e dokumenteve ruse të udhëtimit të lëshuara në Ukraine dhe Georgji, u dënua dhe nuk u pranua nga vetë institucionet e BE-se”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024