Tahiri: Ligji për zyrtarët publikë e varros meritokracinë në administratën shtetërore
Lexohet për: 2 min.
1 . Besnik Tahiri 2022 (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se projektligji për zyrtarët publikë e varros meritokracinë në administratën shtetërore.

Në seancën ku po shqyrtohet në lexim të dytë projektligji për zyrtarët publikë, Tahiri ka shprehur kundërshtimin e AAK-së për miratimin e tij.

“Përpara kemi një ligj i cili na vjen në këtë seancë për shkak se në një moment të caktuar Gjykata Kushtetuese i ka kontestuar disa nene, dhe pas 22 muajve kur kalkulojmë 14 shkurtin, në emër të platformës punësim dhe drejtësi që ka qenë platforma pulitke e programit të Vetëvendosjes na vjen një ligj i cili në thelbin e vet e varros meritokracinë në shërbimin publik, në administratën shtetërore.. Të dashur deputetë, ku ligj besoni në pozitën më të keqe kam e ju vendosë sot juve, e nesër neve, se nuk ka askush nuk i ka 50%, sot jeni ju, nesër do të jemi ne, nesër kushdo që të jetë ministër do të detyrohet që në emër të përshtatshmërisë që është nocion në ligj, të pranojë një emërim politik”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025