Tahiri: Kryeministri Kurti u mundua me na bartë përgjegjësinë neve si deputet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tahiri: Kryeministri Kurti u mundua me na bartë përgjegjësinë neve si deputet
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, tha se Kurti po mundohet ta bartë përgjegjësinë e tij deputetëve të opozitës.
Në fjalimin e tij, Kurti foli për një bashkëpunim për zgjedhjen e presidentit që të mos shkoj vendi në zgjedhje, për nevojën e miratimit të projektligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe nevojën të miratimit të projektligjit për çmimet tavan.
Porse, Tahiri kundërshtoi fjalët e tij. Për çështjen e presidentit, Tahiri tha se kanë kaluar tetë ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ende nuk ka ndonjë veprim nga kryeministri Kurti.
Sipas tij, kjo është një bllokadë e njëjtë deri në momentin e fundit që të shkohet në zgjedhje.
“Kryeministri i Kosovës u mundua me na bartë përgjegjësinë neve si deputet të disa çështjeve që janë saktësisht të qarta. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kryeministrit Kurti i kërkon ta gjej një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit. Kanë kaluar tetë ditë nuk ka asnjë veprim, donë me na dërgua deri në moment të fundit me bllokadën e njëjtë dhe me thirr edhe njëherë 1 milion qytetarë me votu. Është përgjegjësia e 66 deputetëve, e kësaj partie me gjet zgjidhje dhe jo me bartë fajin e me sjellë një kandidat të partisë së vet”, tha Tahiri.
E për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Tahiri ftoi publikisht Kurtin që të dyve t’u hetohet pasuria në të njëjtën kohë, e të shihet se si është arritur pasuria e kryeministrit.
Ndërkohë për çmimet në tavan, ai theksoi se nuk ka vullnet politik për këtë çështje edhe pas dërgimit të letrës për të ulur akcizën dhe TVSH-në.
Sipas Tahirit, qeveria ka vullnet vetëm për të goditur fjalën e lirë, mediat dhe opozitën, pasi qëllimi i Kurtit është të kap pozicionin edhe të presidentit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.