Islami alarmon: Deklaratat nga Beogradi tregojnë se synimet ndaj Kosovës vazhdojnë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Islami alarmon: Deklaratat nga Beogradi tregojnë se synimet ndaj Kosovës vazhdojnë
Avni Islami
Foto Arkiv
05/07/2026 - 19:41
Linku u kopjua

Eksperti i sigurisë, Avi Islami, ka vlerësuar se deklaratat e fundit nga zyrtarë dhe figura politike në Serbi tregojnë se qëndrimi i Beogradit ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar.

Islami kujtoi deklarimet e mëhershme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për pritjen e "rrethanave të favorshme" për ndërhyrje në Kosovë, duke shtuar se edhe politikanë si Vojislav Sheshel vazhdojnë me retorikë të ashpër dhe kërcënuese ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, pavarësisht dallimeve politike në Serbi, ekziston një qasje e përbashkët ndaj çështjes së Kosovës.

Ai theksoi se Kosova duhet të vazhdojë forcimin e kapaciteteve të saj të sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke shtuar se ruajtja e një balance ushtarake është e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Prandaj, ne duhet të forcohemi maksimalisht në fushën e sigurisë, duke fuqizuar Policinë, AKI-në dhe Ushtrinë e vendit tonë. Nuk thuhet rastësisht se balanca e forcave ushtarake prodhon paqe dhe siguri”, shkruan ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026