Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kritikuar kryeministrin Albin Kurti, në lidhje dialogun me Serbinë dhe draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga emisarët euro-amerikanë më 21 tetor. Sipas PDK-së, ky lloj Asociacioni do të ketë kompetenca paralele me nivelin qendror, pasi do të ketë pushtet vendimmarrës. Në anën tjetër, nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, thonë se sfidat më të mëdha në dialog janë mosvullneti i Serbisë për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Kurti ka bërë kapërcim të madh politik duke pranuar një Asociacion të dëmshëm për Kosovën.Kritik në lidhje me këtë çështje u shfaq edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se kryeministri Kurti po tenton vetëm të blej kohë dhe mos të krijojë asnjë zgjidhje.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...