Tahiri: Kapaku i abuzimeve në KEK është Dejona Mihali
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka abuzime të mëdha.
Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, tha se gjatë udhëheqjes së Lëvizjes Vetëvendosje janë dhënë 105 milionë euro kontrata njëburimore. Tahiri përmendi siç tha edhe dallaveret me shpronësim në KEK, ku ndërlidhi edhe një deputet të partisë në pushtet. Sipas tij, kapaku i gjithë abuzimeve në KEK është koordinatorja e LVV-së, Dejona Mihaili.
Sipas tij, parregullsi të mëdha në KEK ka edhe për shpronësimet për nxjerrjen e thëngjillit. Ai deklaroi se shpronësimi i 28 hektarëve shtesë në KEK po bëhen jashtëligjshëm vetëm për qëllime të një deputeti të LVV-së, i cili siç thotë Tahiri ka 1.6 hektarë në atë pjesë.
Ai ftoi prokurorinë që të hetojë këtë rast dhe ta parandaloi të njëjtin, pasi dëmi i buxhetit është milionësh.