Tahiri: Drafti i statutit të Asociacionit është shqetësues, po krijohet një nivel i tretë i pushtetit
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë për KosovaPress, se drafti i statutit të Asociacionit, i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë dhe i pranuar nga kryeministri, Albin Kurti është shqetësues për vendin. Sipas tij, përmes Asociacionit do të krijohet një nivel i tretë i pushtetit në vend, ku komuniteti serb në Kosovë, do të kenë një nivel të madh të vetëmenaxhimit.

Tahiri thotë se nga drafti që kanë parë dhe që është më i përafërt me draftin origjinal ka shqetësime serioze, pasi flitet për një shtrirje territoriale të komunitetit serb në Kosovë, për vetëmenaxhim të serbëve që formën e ka të Asociacionit, por përmbajtjen komplet tjetër.

Tahiri duke kritikuar Kurtin për qasjen e tij në dialog, thotë se ai është kryeministri i parë që sjell një draft-statut për themelimin e Asociacionit.

Krahas kësaj, Tahiri thekson se mostransparenca e Kurtit për Asociacionin është e papranueshme.

Në anën tjetër, shefi i deputetëve të PDK-së, thotë se largimi nga agjenda e dialogut të njohjes de-jure, ka rrezikuar kompromise të mëtutjeshme, përkundër që mund të themelohet Asociacioni.

Diplomatët euro-amerikanë më 21 tetor në Prishtinë, kanë propozuar një draft-statut për themelimin e Asociacionit, i cili deri më tani nuk është bërë publik nga zyrtarët qeveritar. Megjithatë, një draft e ka publikuar ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i cili ka thënë se ai është origjinali që është propozuar nga euro-amerikanët.

.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024