Tabela e Superligës së Kosovës pas xhiros së 28-të
Lexohet për: 1 min.
16-FFK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përkundër barazimit me Trepçën ’89 me rezultat 1-1, Drita vazhdon të mbetet liderë e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e trajnerit Arsim Thaqi ruan vendin e parë më 56 pikë, vetëm një më shumë se Ballkani.

Kampioni në fuqi po ashtu barazoi me rezultat 2-2 ndaj Malishevës, madje duke lëshuar epërsinë prej dy golave në pesë minutat e fundit të ndeshjes q ëu zhvillua në Suharekë, raporton KosovaPress.

Gjilani që ka pësuar dy humbje radhazi renditet i treti me 40 pikë, i ndjekur nga Llapi me 39 dhe Prishtina si e pesta me 38 sosh.

Pesëshja e fundit përbëhet nga Dukagjini 38 pikë, Ferizaj 31, Malisheva 30, Trepça ’89 30 dhe Drenica e fundit me 23 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025