Szunyog në takimin lamtumirës uron vazhdimin e punës për anëtarësimin e Kosovës në BE
Lexohet për: 1 min.
2024_07_18_Kryetari Konjufca priti Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog (1)
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti sot në takim lamtumirës shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, me të cilin diskutoi mbi punën e përbashkët, sfidat dhe arritjet gjatë kësaj periudhe, angazhimin në drejtim të zgjerimit dhe aspiratës së integrimit të vendit tonë në familjen e madhe evropiane.

Konjufca veçoi arritjen e liberalizimit të vizave gjatë periudhës që Szunyog drejtoi Zyrën e BE-së në Kosovë dhe u shpreh i bindur se bashkëpunimi do të vazhdojë për të përsëritur më shumë suksese dhe të arritura.

Ndërsa, ambasadori Szunyog ka uruar të vijojë puna në drejtim të aspiratës së Kosovës për anëtarësimin në BE duke tejkaluar sfidat që dalin përpara.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024