Szunyog: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e lirë nga presionet politike
Lexohet për: 2 min.
Photo.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, i shoqëruar nga shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu dhe zëvendës Ambasadori i Francës, François Cyprien janë takuar sot me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani.

Gjatë takimit, ambasadori Szunyog ritheksoi rëndësinë që BE i jep rolit themelor të Gjykatës Kushtetuese në garantimin e supremacisë së Kushtetutës dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve themelore në të.

Ambasadori i BE-së në Kosovë ka theksuar se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga ndikimet dhe presionet politike.

“Për të mbështetur pavarësinë e gjyqësorit, është thelbësore që anëtarët e qeverisë të përmbahen nga deklaratat që rrezikojnë të cenojnë autoritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe besimin e publikut në të.”

Në qendër të takimit ishte edhe nevoja që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të respektohen dhe të zbatohen plotësisht, përfshirë edhe Aktgjykimin e datës 19 maj 2016 për rastin e Manastirit të Deçanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025