Rezultatet e KQZ-së, numërohen 90.13% e votave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
rezultati 90
11 orë më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhave ka dal me statistika të reja, ku janë numëruar 90.13% e votave, sipas së cilave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 311907 vota ose 41.00 %, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 170198 vota ose 22.37 %, Lidhja Demokratike me 133693 vota 17.57 %, e katërta me radhë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 57539 vota ose 7.56 %.

Këto rezultate preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, si dhe votat jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se mos transmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare të subjekteve politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet të cilat tashmë janë pjesë e këtyre formularëve.

https://kosovapress.com/admin/radoniqi-votat-jane-te-sigurta-ende-nuk-dihet-se-kur-do-te-dalim-me-rezultate-preliminare/

Përndryshe, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të vitit 2021, tregojnë se LVV ka marrë 438.335 vota ose 50,280%, PDK 148.285 vota 17,009%, LDK me 110.985 vota ose 12,731% dhe AAK me 62.111  vota ose 7,124%.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025