Pas kapitenit dhe mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, para mediave doli edhe trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, në prag të ndeshjes së nesërme kundër Italisë në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2024.
Sylvinho gjatë konferencës tregoi se çka nënkupton për të pjesëmarrja në Evropian me Shqipërinë, ndërsa për ndeshjen e nesërme tha se do të jetë shumë e vështirë, raporton KosovaPress.
Më tej, trajneri brazilian e cilësoi Italinë një “top skuadër”, por që Shqipëria do të bëjë gjithçka për të nxjerrë pikë.
Për fund, Sylvinho tha se kuqezinjtë janë të përgatitur për ndeshjen e nesërme kundër Italisë, ndërsa tha se ekipi ka studiuar edhe kundërshtarët e tjerë, Spanjën dhe Kroacinë.
Shqipëria gjendet në Grupin B të Euro 2024 së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.