Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka folur për mediat para ndeshjes së nesërme kundër Kroacisë.
Shqipëria e zhvillon nesër ndeshjen e dytë në kuadër të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian Euro 2024 kundër Kroacisë, raporton KosovaPress.
“Skuadra jonë është 100% e gatshme për nesër. Kemi stërvitje më vonë, por si qëndrojnë gjërat, skuadra është mirë”, tha Sylvinho.
Më tej, Sylvinho foli edhe për faktin nëse ndeshja e nesërme duhet të përfundojë vetëm me fitoren e Shqipërisë.
Ndërkaq, i pyetur nëse do të ketë nesër ndryshime në formacionin e Shqipërisë, përgjigja e Sylvinhos la të nënkuptojë që do të ketë.
“Nuk e di ende. Duhet të përfundojmë seancën e fundit stërvitore sonte. Ne do të bëjmë një mbledhje të stafit dhe më pas do të vendosim. Ne jemi duke menduar për të. Por jam i lumtur që nuk kemi lëndime deri në këtë moment”, tha Sylvinho.