Me katër vota për, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Bordit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM). Kjo pas propozimit të disa nga anëtarët në këtë institucion që kryetari të zgjidhet sot, meqenëse mandati i kryetarit, Jeton Mehetmi përfundon të martën.
Me të zgjedhur kryetari i ri, Mehemti ka kërkuar që vazhdimin e mbledhjes të bëjë Berisha. Mirëpo, me këtë nuk u pajtuan disa nga anëtarët prezent. Sipas tyre kryearti i sapo zgjedhur sot vazhdon mandatin e tij nga dita e martë dhe jo nga sot.
Në reagim thuhet se po përcjellin me shqetësim mbledhjen e sotme të Komisionit të Pavarur të Medieve, në të cilën është votuar një kryetar i ri, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti.
“Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual. AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme. Komisioni i Pavarur i Medieve, si organ kushtetues, luan rol të rëndësishëm në rregullimin e skenës mediale në Kosovë dhe, si i tillë, duhet ta ruajë pavarësinë e plotë dhe të mos lejojë ndërhyrjet politike”, thuhet në reagim.“Kapja politike e KPM-së u kompletua. Siç ju paralajmërova: Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm; Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së; KPM tash ka kryetar jolegjitim. Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione. Ne punën tonë e kryejmë, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së”, thuhet në reagimin e saj.
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Kosovë. Ai është themeluar në vitin 2005 dhe ka për përgjegjësi të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare.