Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka vizituar brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak, përgjatë liqenit të Ujmanit.
Sveçla këtë tour e zhvilloi me skuterë me katër rrotë, teksa ka publikuar foto nga vizita, duke thënë se Policia është në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë po mbronë kufinjtë.
“Policia jonë në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë po mbron kufijtë tanë dhe po vazhdon të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë, të cilat janë bërë 115 sosh vetëm në veriun e vendit tonë”.
“Bashkë me ekipin, zyrtarët policorë kufitarë e të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit biseduam për nevojën e avancimit të kapaciteteve tona në pikat kufitare e në menaxhimin sa më efikas të brezit tonë kufitar”.