Sveçla: Ura e Ibrit çështje e mbyllur, nuk ka çka diskutohet në dialog
Lexohet për: 1 min.
svecla
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, po qëndrojnë në Mitrovicë të Veriut.

Pas përfundimit të protestës së serbëve lokal kundër hapjes së urës së Ibrit për qarkullim për vetura, ministri Sveçla tha për media se vizita e tij është e zakonshme.

Sipas tij, hapja e urës së Ibrit është duke shkuar sipas planifikimit dhe se për revidimin e saj janë dy faza.

Ai nënvizoi se për urën e Ibrit nuk ka çka diskutohet në dialogun e Brukselit, pasi ajo është një çështje e mbyllur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024