Sveçla takoi ambasadorin italian: Të gjitha institucionet vartëse të MPB-së janë ndihmuar nga Italia
Lexohet për: 1 min.
Sveçla
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka takuar sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, shefin e misionit Ugo Ferrero dhe atasheun policor, Enrico Gurnari.

Ministri Sveçla ka shkruar në Facebook se në këtë takim kanë shtjelluar tema të ndryshme, derisa ka shtuar se në fokus të bashkëbisedimit kishin thellimin e bashkëpunimit në fusha të caktuara të sigurisë.

“Të gjitha institucionet vartëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në historikun e zhvillimit të tyre kanë ndihma nga më të ndryshmet nga Italia. Gjej rastin ti falënderoj prapë për takimin e frytshëm dhe vullnetin e madh për të na ndihmuar në avansimin e politikave të sigurisë”, ka thënë Sveçla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025