Sveçla takohet me ambasadorin Rudolph, përkushtim në avancimin e projekteve konkrete
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sveçla takohet me ambasadorin Rudolph, përkushtim në avancimin e projekteve konkrete
svecla1234
02/03/2026 - 20:51
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka takuar të hënën ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Rainer Rudolph ku diskutuan mbi rëndësinë e thellmit të mëtejme të bashkëpunimit.

“Gjermania ka mbështetur në çdo kohë vendin tonë dhe institucionet tona dhe ky partneritet do të vazhdojë edhe më tej, në funksion të rendit e ligjit dhe sigurisë së vendit tonë e qytetarëve tanë”, tha Sveçla në një postim në Facebook.

Ai thotë se në takim kanë rikonfirmuar përkushtimin për avancimin e projekteve konkrete në fushën e sigurisë, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin e vazhdueshëm në adresimin e sfidave të përbashkëta.

Ministri në këtë postim shprehet i bindur për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe që ky bashkëpunim do të jap rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve dhe stabilitet afatgjatë në vend.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026