Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se situata sot është e qetë në veri të vendit, pas ngjarjeve të djeshme. Ai ka thënë se nga të dhënat e fundit që posedojnë, del që një pjesë e kryerësve të veprave vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
“Situata sot është e qetë pas ngjarjeve me të cilat dje jemi ballafaquar në dy komunat në veri. Pas shpalljeve të zgjedhjeve nga institucionet e Republikës së Kosovës, me kërkesë të KQZ-së dje, policia e rendit ka asistuar në funksionalizimin e zyrave të komisoneve komunale zgjedhore në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut. Siç jemi të gjithë dëshmitarë, banda kriminale kanë penguar fillimin e një prej proceseve demokratike në një vend demokratik, përmes metodave terroriste këto grupe të mbështetura e të drejtuara nga Serbia, dëshmuan edhe njëherë se janë kundër të drejtës fundametnale të qytetarëve të këtyre komunave për vendosur dhe zgjedhur udhëheqësit e tyre lokal” , ka thënë ministri.