Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës
Lexohet për: 1 min.
438078392_917318757071068_8027896184826754139_n
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla gjatë një takimi sot në Prishtinë me Tomash Czernin, nënkryetar i Senatit të Parlamentit dhe Pavel Fischer, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje të Çekisë, kanë diskutuar mbi  situatën aktuale të sigurisë dhe sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia. Sveçla në takim prezantoi angazhimet e Qeverisë Kurti në fushën e sigurisë publike, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës, trafiqeve të ndryshme dhe terrorizmit.

“Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë dhe për sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia e cila vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë. E falënderova delegacionin çek për reagimin publik në dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij sulmi”, ka shkruar ai në Facebook. Delegacioni çek përgëzoi ministrin Sveçla për angazhimin e vazhdueshëm që pavarësisht sfidave të njëpasnjëshme kanë arritur të kenë suksese në prioritetet tona, si dhe shprehën gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024