Kryen ‘vrasjen e gabuar’, 4 të rinjtë britanikë marrin burg të përjetshëm
Bota
Lexohet për: 3 min.
Kryen ‘vrasjen e gabuar’, 4 të rinjtë britanikë marrin burg të përjetshëm
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Katër adoleshentë britanikë janë dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ‘vranë gabimisht’ dy adoleshentë të tjerë.

Riley Tolliver (18), Kodishai Wescott (17) dhe dy të adoleshentët tjerë 15 e 16 vjeç, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur për shkaqe ligjore, u shpallën fajtorë në muajin nëntor për vrasjen e Mason Rist (15) dhe Max Dixon (16), raporton Sky News.

Grupi dyshohet se gabimisht besoi se viktimat e tyre, të cilët kishin dalë në rrugë për të marrë pica, ishin përgjegjës për një sulm me tulla në një shtëpi në Hartcliffe më datën 27 janar. Max dhe Mason u ndoqën dhe u sulmuan me thika, shkopinj dhe shpata.

Djemtë humbën një sasi të madhe gjaku pasi u goditën me thikë dhe iu nënshtruan plagëve të tyre më vonë atë natë në zonën Knowle West.

Sulmi ndaj dy djemve, i cili zgjati 33 sekonda, u regjistrua nga një kamera sigurie në shtëpinë e Mason. Në gjykatë u mësua se viktimat nuk kishin asnjë lidhje me sulmin me tulla.

Riley Tolliver u dënua me burgim të përjetshëm sot në gjykatën e Bristolit dhe do të vuajë në minimum 23 vjet e 47 ditë. Gjyqtari gjithashtu dha një dënim të përjetshëm për 17-vjeçarin Kodishai Wescott, emri i të cilit u zbulua për herë të parë në gjykatë, me një dënim minimal 23 vjet e 44 ditë.

16-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë të paktën 18 vjet e 44 ditë. 15-vjeçari, emri i të cilit gjithashtu nuk bëhet i ditur, është dënuar me burgim të përjetshëm me një minimum prej 15 vjet e 229 ditë.

Max Dixon dhe Mason Rist u sulmuan me hanxhar në Bristol pasi u identifikuan gabimisht për hedhjen e tullave në një shtëpi.

Të martën, Jamie Ogbourne (27) dhe Bailey Wescott (23) u dënuan në gjykatën e Bristol me pesë vjet e tre muaj burg për asistimin e vrasësve pasi ata kryen vrasjet.

Ata ndihmuan në pastrimin e armëve të përdorura në sulm, me Wescott që ndezi një zjarr për të shkatërruar provat, ndërsa Ogbourne organizoi taksi dhe ndërrimin e rrobave për dy vrasësit adoleshentë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024