Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Sveqla-1-101224
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pjesëtarë të Listës Serbe kanë qenë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri, ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Këto deklarata ministri Sveçla i bëri me rastin e lansimit të raportit “Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Basnjka dhe kanalin e Ibër Lepenc”, derisa shtoi se beteja e vazhdueshme e autoriteteve të Kosovës për shtirje të sovranitetit në pjesën veriore të vendit, ka demaskuar aspiratat e Serbisë për territorin e Kosovës.

Ministri Sveçla tha po ashtu se strukturat paralele serbe kanë bashkëpunuar me Beogradin zyrtar dhe kanë pranuar urdhra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e Milan Radoiçiq.

Ai shtoi se që nga viti 2023, janë ashpërsuar aktet e tilla kriminale, sipas tij duke u kthyer në sulme që vetëm Rusia ka kryer në Ukrainë, e Serbia në Kosovë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ai ka thënë po ashtu se Lista Serbe nuk nund të thotë se nuk ka qenë e përfshirë në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ku në maj të vitit 2023, protestuesit serbë në Zveçan janë përleshur me pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, duke lënë të plagosur mbi 90 paqeruajtës.

“Nën petkun e përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës pas takimeve me presidentin serb, Aleksander Vuciq, udhëheqësit e Listës Serbe kanë qenë të përfshirë drejtëpërdrejt në trazirat e vazhdueshme atje, ndërsa njerëzit me të afërt ishin sulmues aktiv të pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë dhe të institucioneve tona. Nuk mund të thotë Lista Srpska se nuk ka qenë në përfshirë në sulmet e pjestarëve të KFOR-it. Asistentë, shoferë, truproje të Listes Srpska janë identifikuar dhe tash një pjesë e tyre janë në arrati”, tha ai.

Se ka shtim të sulmeve të armatosura ndaj Policisë së Kosovës, tha Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

https://kosovapress.com/svecla-thote-se-sulmet-ne-veri-ishin-sikur-ato-te-rusise-ne-ukraine

Raporti “Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Basnjka dhe kanalin e Ibër Lepenc” është lansuar nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë - PREVENT, analizon situatën e sigurisë në komunat veriore të Kosovës pas sulmeve të 24 shtatorit 2023 dhe 29 nëntorit 2024 si dhe rrezikun që paraqesin organizatat ekstremiste dhe terroriste si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025