Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla sot në takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Pançe Toshkovski në Shkup derisa komentoi rastin e arrestimit të Burim Ramadanit tha se nuk duhet të lejohet që vendet e treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve.
I pyetur se pse kërkon që Ramadani të mos ekstradohet në Serbi, ndërsa Kosova nuk i dorëzon Maqedonisë së Veriut dy personat e dënuar për terrorizëm, Sveçla u përgjigj se për ekstradimin e dy personave në fjalë është e udhës që të pyetet Ministria e Drejtësisë e cila e mbulon këtë fushë.
Ramadani është arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia. Ndaj të njëjtit menjëherë të nesërmen është caktuar masa e paraburgimit ekstradues prej 30 ditësh me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup.