Dy javë pas sulmit terrorist në Banjskë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vijuar me publikimin e dëshmive të reja, siç theksoi ai, për zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi.
Ministri Sveçla ka shkruar se në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal (letërnjoftimin) dhe veturën e Milorad Jevtic.
Sipas tij, mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Më 24 shtator një grup i armatosur terrorist ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre sulmues.