Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë, derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë, derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit
svecla 1234
18/07/2026 - 17:31
Linku u kopjua

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla kërkon nga ndërkombëtarët izolimin e Serbisë, derisa presidenti serb të marrë masa ndaj ministres Paunoviq, lidhur me deklaratat e saj tronditëse se po të kishte qenë në vend të Millosheviqit do të kryente spastrim etnik në osovë.

Në një lidhje Live për emisionin “Ditari i Fundjavës” në A2CNN, Sveçla e konsideroi të butë qëndrimin e deritanishëm të BE-së. Po ashtu ai vuri në dukje se Vuçiq duhet jo vetëm ta shkarkonte Paunoviqin, por ajo të shkonte për ndjekje penale.

“Sa i takon bashkësisë ndërkombëtare unë ende mendoj se është një reagim i butë, do të duhej një izolim i qeverisë së Serbisë, derisa nuk ndërmerr masa ndaj pjesëtarëve të saj, për gjuhën, sjelljen e tyre, në raport me popullin shqiptar, dhe në raport me standardet europiane”, ka deklaruar Sveçla.

“Deklaratat e tyre shkelin edhe vlerat më bazike të Perëndimit, aty ku aspirojmë të integrohemi, BE dhe NATO. Një deklaratë e tipit ‘kjo gjuhë s’është e pranueshme për Europën’, nuk mjafton. Vuçiç deklarimin e ka vetëm verbal. Minimumi çfarë pritet prej tij është shkarkimi i zv.kryeministrit dhe ministres, patjetër edhe ndjekja penale”, vijoi ministri i Brendshëm.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026