Inteligjenca artificiale është një mjet i fuqishëm në luftimin e terrorizmit dhe krijimin e një bote më të sigurt, por nuk duhet injorohet fakti që ky mjet përdoret edhe nga organizatat terroriste për qëllimet dashakeqe. Kështu u tha në debatin e organizuar nga Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (AÇET) me temën “Roli i Inteligjencës Artificiale (IA) në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Sigurinë Kombëtare”.
Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se Kosova viteve të fundit është përballur me numër të madh të rasteve terroriste, ndërsa shtoi se si ministri kanë zhvilluar strategjitë që parashohin kapacitetet për luftimin e terrorizmit.
Por, ai shtoi se nuk duhet të injorohet fakti që ky mjet përdoret edhe nga organizatat terroriste për qëllimet dashakeqe.
Dwaine Lee, zëvendëspresident në Qendrën Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit u shpreh se inteligjenca artificiale mund të ketë ndikim pozitiv në zbulimin e terrorizmit.Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Siguri Publike në OSBE, Edward Anderson këshilloi se inteligjenca artificiale duhet të përdoret me një ekuilibër.
Sipas tij ky mjet duhet të përdoret për të mirë dhe sundim të ligjit.