Sveçla: Dy serbë u arrestuan për sulmet ndaj zyrtarëve policorë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se dy qytetarë serbë janë arrestuar për sulme ndaj zyrtarëve policorë.

Sipas Sveçlës, sulmet që cënojnë sigurinë e vendit, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme.

“Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policor. Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë.”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka shtuar se do të vazhdojnë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë.

Që nga e enjtja në mbrëmje në komunat veriore kanë ndodhur disa shpërthime të shok-bombave e të shtëna me armë zjarri, me këtë rast, janë shtuar patrullimet dhe prezenca policore. Po të enjten në mbrëmje, nga grupet ekstremiste në atë pjesë të vendit është sulmuar një patrullë policore, ku ka mbetur i lënduar një polic. Sulme ka pasur edhe ndaj gazetarëve.

https://kosovapress.com/kerkohej-per-tentim-vrasje-ndaj-policeve-arrestohet-ne-jarinje/
https://kosovapress.com/%e2%80%8bforca-serbe-ne-kosove-ibishi-smund-te-ndodhe-vendim-i-duhur-shtimi-i-policeve-ne-veri/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024