Supremja hedh poshtë ankesën e LVV-së për Listën Serbe
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
KQZ certifikon 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Gjykata Speciale ka hedhur poshtë ankesa  e Lëvizjes Vetëvendosje për shkaqe procedurale.

Blerim Sallahu në emër të LVV-së, ka njoftuar se ata kanë qenë të vetëdijshëm për pengesat procedurale, por për shkak të veprimeve të vazhdueshme antikushtetuese dhe antiligjore, në mbrojtje të akteve terroriste, me të cilin është cenuar seriozisht siguria e shtetit ishte dashur që mbrojtja e sigurisë nacionale shtetërore t’i mbivendoset pengesave procedurale dhe kësisoj ankesa jonë të ishte shqyrtuar në mënyrë meritore dhe kështu t’i ndalohej Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare 2025.

“Gjykata Supreme i ka hapur rrugë një subjekti politik antikushtetues dhe mbështetës i parezervë i veprimeve terroriste të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Pse po duan ta lejojnë certifikimin e Listës Serbe me patjetër? Dhe në këto momente tepër vendimtare për vendin përgjegjësinë e këtij certifikimi skandaloz për partinë e Radojçiqit do ta mbajë sistemi gjyqësor dhe opozita. Të dyja po shpalosen si pjesë përkrahëse të Listes serbe në një formë apo formën tjetër”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025