Super lajm për Liverpoolin
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është rikthyer në stërvitje para ndeshjes kundër Sparta Prague në kuadër të 1/16-ës së Ligës së Evropës.

Prania e Salah në kompleksin stërvitor AXA me ekipin përpara ndeshjes së nesërme është super lajm për Liverpoolin, pasi që në vikend do të përballet me rivalin për titull në Premier Ligë, Manchester Cityn, raporton KosovaPress.

Salah ka luajtur vetëm 46 minuta që prej se u largua nga Kupa e Kombeve të Afrikës për shkak të një lëndimi në muskul më 18 janar.

Ato minuta erdhën në paraqitjen kundër Brentfordit në mes të muajit shkurt, pas të cilave 31 vjeçari mbeti jashtë fushave për shkak se trajneri Jurgen Klopp tha se ai kishte probleme me lodhje të muskujve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024