Super-hoteli butik “Ulin” e hap sezonin veror më 15 maj
Marketing
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Super-hoteli butik “Ulin” e hap sezonin veror më 15 maj
Ulin1
05/05/2026 - 14:53
Linku u kopjua

Hapja e madhe po vjen më 15 Maj!

Kjo është data kur hoteli butik “Ulin” do t’i hap dyert për sezonin e ri veror.

Ulin Boutique Hotel, i pozicionuar direkt në vijën bregdetare në Borsh, ofron një përvojë ku çdo detaj është menduar për të garantuar relaks të plotë.

Në një treg të mbushur me resorte masive dhe oferta që shpesh fshehin kosto shtesë, kiy hotel butik po tërheq vëmendjen me një premtim të guximshëm: pushime pa stres, pa kompromise dhe pa pagesa të paparashikuara.

Ndryshe nga komplekset e mëdha, ky hotel fokusohet te ekskluziviteti dhe cilësia, duke ofruar vetëm 12 dhoma. Ky vendim strategjik synon të shmangë turmat dhe kaosin, duke krijuar një ambient të qetë dhe modern, ideal për familjet, çiftet dhe këdo që kërkon të shkëputet nga përditshmëria.

Koncepti “gjithçka e përfshirë” merr një kuptim të ri këtu. Pushuesit nuk kanë nevojë të shqetësohen për shpenzimet ekstra që zakonisht shoqërojnë pushimet. Mëngjesi “a la carte”, shezlongët dhe çadrat në plazh e pishinë, peshqirët e plazhit dhe madje edhe parkimi i garantuar janë të përfshira plotësisht në çmim. Kjo politikë transparente eliminon stresin e kërkimit të një vendparkimi apo pagesave shtesë për shërbimet bazë.

Hoteli gjithashtu disponon një restorant dhe ofron shërbim në dhomë, duke plotësuar paketën e një qëndrimi komod dhe pa asnjë mundim. Me një qasje që vendos rehatinë e klientit në qendër, Ulin Boutique Hotel nuk ofron thjesht akomodim, por një model se si duhet të jenë pushimet e vërteta: një kombinim perfekt i detit, rehatisë, shërbimit dhe stilit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026