Sonte me fillim nga ora 20:30 stadiumi “Emirates” do të jetë nikoqir i super përballjes mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, e vlefshme kjo për ndeshjen e mbetur të xhiros së 12 të Premier Ligës.
Ndryshe, ky duel po cilësohet edhe si vendimtar për çështjen e titullit të Premier Ligës, ku në rast fitoreje të Arsenalit, ky i fundit do të largohej në plus gjashtë pikë larg Cityt, raporton KosovaPress.
Në xhiron e fundit, Arsenali barazoi 1:1 me Brentfordin, kurse City e mposhti 3:1 Aston Villan.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin janar të këtij viti në FA Cup, ku asokohe City e mposhti Arsenalin me rezultat minimal 1:0.
Tanimë, Mikel Arteta dhe Pep Guardiola kanë vendosur se cilët lojtarë do të jenë titullarë, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Arsenal (4-3-3): Ramsdale; Tomiyasu, Gabriel, Saliba, Zinchenko; Xhaka, Odegaard, Jorginho; Martinelli, Nketiah, Saka