Sulmuan nënën, babain e policin, dy të arrestuar
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Një femër ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull nën ndikim të alkoolit, i cili kishte demoluar- thyer disa orendi  shtëpiake.

Rasti ka ndodhur në Shtërpcë, i dyshuari gjatë arrestit duke mos respektuar urdhëratë e  zyrtarëve policor  e ka sulmuar  fizikisht njërin prej zyrtarëve policor. 

Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Ferizaj, është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024