Sulmohet fizikisht ekipi mjekësor në Obiliq, prokurori merr këtë vendim për të dyshuarin
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një ekip mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obliq është sulmuar dje nga një person, derisa ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi tjetër.

Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

”Obiliq  21.05.2024 – 07:15. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht ekipin mjekësor të QKMF-së përderisa ishin duke i dhënë ndihmë mjekësore një personi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024