Deputeti i Kuvendit të Kosovës Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N.H. dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zlipotok të Dragashit.
Ata dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike me të dyshuarin S.K, rreth 61-vjeçar. Motivi i incidentit, sipas burimeve, mbetet ende i paqartë.
“Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë : qytetari A.H,mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur. Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë. Në koordinim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti "Lëndim i lehtë trupor", ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë.