Sulmi terrorist, Avni Islami: Provat tregojnë për Mbrojtjen Civile
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Pas sulmit terrorist në Ibër Lepenc, Rizvanolli tregon gjendjen e furnizimit me ujë
1 javë më parë
Linku u kopjua

Profesori i çështjes së sigurisë Avni Islami ka komentuar zhvillimet pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Zubin Potok.

Mbrëmë, infrastruktura kritike e Kosovës ishte në shënjestër të një shpërthimi profesional dhe të sofistikuar që synonte destabilizimin e vendit dhe ndërprerjen e shërbimeve thelbësore, ka shkruar Islami në rrjetin X.

Ai ka thënë se të gjitha provat tregojnë për Mbrojtjen Civile (Civilna Zastita), duke vepruar sipas urdhrave të autoriteteve serbe.

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, janë dy nga grupet kriminale që kanë vepruar ndër vite në veri të Kosovës. Me vendim të Qeverisë së Kosovës, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë shpallur organizata terroriste.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024