Më 24 shtator të këtij viti, bëhen një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë heroi, rreshteri Afrim Bunjaku. Tek pas një viti, Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për 45 të pandehurit që dyshohet se janë të përfshirë në këtë sulm, ku i akuzuari kryesor është edhe udhëheqësi i grupit Millan Radoiçiq. Rreth kësaj aktakuze, krerët e shtetit kanë dhënë komente të ndryshme duke e vlerësuar si veprim të vonshëm nga Prokuroria Speciale.
Ndërsa, ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani thekson se presioni prokurorisë mund t’i bëhet vetëm nga njerëzit që nuk e kuptojnë se si funksionon sistemi, apo kanë qëllime tjera të cilat nuk i konvenojnë shtetit të Kosovës.
Sipas tij, Prokuroria nuk e ka rolin e Policisë së Kosovës e as institucioneve tjera hetimore.
Ramadani ka shtuar se aktakuza është ngritur, por nuk përfundon vetëm me aktakuzën.
Ndërkaq, në një konferencë për media sot, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj theksoi se për 45 të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe financimit të terrorizmit e shpëlarjes së parave. Ai shtoi se ekzaminimet që janë bërë jashtë vendit, kanë ndikuar në vonesën për ngritjen e kësaj aktakuze.
Komente ka pasur edhe nga ana e Kryeparlamentarit, Glauk Konjufca e Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu.
"Ky po që është një lajm i mirë dhe një lajm për të cilën nuk dua të jap kritikat. Kësaj i shkon një frazë që 'më mirë vonë se kurrë' dhe kështu ka ndodhur", tha Konjufca.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë të Zveçanit, për çka tha se në vazhdimësi kanë shprehur shqetësimet për mos ngritjen e kësaj aktakuze.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...