Sulmi ndaj të moshuarës, flet dhëndri i saj: Është nënë dëshmori, e tërhoqëm nga kjo shtëpi
Lexohet për: 2 min.
r2r2
2 vite më parë
Linku u kopjua

Erzen Vala, dhëndri i të moshuarës ndaj të cilës u ushtrua dhunë fizike derisa gjendej në një shtëpi të moshuarish në Pejë, ka njoftuar se familja e viktimës tashmë e kanë tërhequr atë nga kjo shtëpi.

Në një prononcim për Klankosova.tv, ai ka thënë se deri në publikimin e videos ku shihet qartë dhuna e ushtruar ndaj saj nga një infermiere e kësaj shtëpie, nuk kanë parë shenja dhuna te viktima.

“Në videon që ka qarkulluar shihet qartë se është përdorur dhunë. Ne me marrjen e videos, me bashkëshorten time Zhenetën kemi ardhur për të bërë kërkesën për ta tërhequr. Pjesa tjetër se kush janë ato e për çfarë arsye e kanë bërë këtë vepër, ia lëmë ligjit atë pjesë”.

“Ka rreth një vit që është në këtë shtëpi. Deri më tani nuk kemi mundur të vërejmë se është përdorur dhunë ndaj saj. Zonja vuan nga Alzheimeri. Nuk kemi parë shenja dhune në trup, bindshëm e them se jemi pritur mirë, sa herë ka ardhur bashkëshortja ime ta vizitojë, jemi pritur mirë nga menaxhmenti”, tha Vala.

Dhëndri i të moshuarës konfirmoi se ajo është edhe nënë dëshmori, ndërsa tha se arsyeja pse familja e ka dërguar atë në shtëpi të moshuarish ka qenë “imponimi i jetës”.

“Viktima e ka djalin që jeton në Belgjikë, ka edhe vajzën, shoqen time. Është edhe djali që i është vrarë, është nënë e dëshmorit. Nuk e kemi sjellë për shkak të dëshirës, por e ka imponuar jeta për ta sjellë për një jetë më të mirë”, theksoi Vala.

Në fund, ai tha se menaxhmenti aktualisht është duke biseduar me inspektorët shëndetësorë për procedurat e mëtejme, teksa shtoi se familja e viktimës do të shohë se çka mund të bëjë në vijim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025