Sulmi ishte "i nevojshëm", refuzohet Breivik
Bota
Lexohet për: 1 min.
Sulmi ishte "i nevojshëm", refuzohet Breivik
6 orë më parë
Linku u kopjua

Një gjykatë e Norvegjisë njoftoi sot se ka refuzuar kërkesën e Anders Behring Breivik për lirim të parakohshëm nga burgu, ku ai po vuan dënimin për vrasjen e 77 personave në krimin më të keq në kohën e paqes në vendin nordik, njoftoi agjencia e lajmeve NTB, duke cituar vendimin.

Më 22 korrik 2011, Breivik vrau tetë persona me një makinë bombë në Oslo dhe më pas 69 persona, kryesisht adoleshentë, në një kamp të të rinjve të Partisë Laburiste në ishullin Utoeya. Avokati i tha NTB se Breivik do të apelojë vendimin.

Gjykata dëgjoi kërkesën e dytë të Breivik për lirim me kusht në nëntor. Gjatë  seancës, ai tha se sulmi ishte "i nevojshëm".

45-vjeçari ka vuajtur 13 nga 21 vjet dënim, maksimumi në kohën e krimeve të tij, i cili mund të zgjatet për aq kohë sa konsiderohet si kërcënim për shoqërinë. Një vrasës mund të aplikojë për lirim me kusht një vit pas çdo refuzimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024