Sulmi i armatosur në shkollë, tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur
Lexohet për: 2 min.
misisuri
2 vite më parë
Linku u kopjua

Të paktën tre persona, përfshirë edhe të dyshuarin, kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një shkollë të mesme në St Louis në Missouri.

Siç shkruan BBC, një person i armatosur hyri të hënën në shkollë pak pas orës 09:00 sipas kohës lokale dhe filloi të qëllonte me armë zjarri.

Shkolla ??publike e St Louis ka thënë se policia e ndaloi shpejt sulmuesin.

I dyshuari, që besohet të jetë rreth të 20-tave, shkëmbeu të shtëna nga armët e zjarrit me policinë dhe më vonë u neutralizua nga policia, pas plagëve të marra.

Nuk dihet ende as motivi dhe as lidhja e tij me shkollën ku mësonin rreth 400 nxënës.

Policia tha për mediat lokale se një vajzë adoleshente u shpall e vdekur brenda shkollës, ndërsa një grua vdiq në spital.

Komisari i policisë së qytetit, Michael Sack tha se nxënësit po dilnin me vrap nga shkolla kur oficerët mbërritën dhe thanë se sulmuesi kishte një armë të gjatë.

Nxënësi Raven Terry i tha stacionit lokal të lajmeve KMOV, se sulmuesi kishte shkuar te një nxënëse dhe e kishte pyetur "A jeni gati të vdisni?".

Kurse, Taniya Gholston, 16 vjeçe, i tha gazetës St Louis Post-Dispatch, se personi i armatosur hyri në një klasë ku ajo ndodhej dhe u përpoq ta qëllonte. “Po përpiqesha të vrapoja dhe nuk munda të vrapoja. Unë dhe ai patëm kontakt me sy, por ia dola sepse arma e tij u bllokua", pohoi ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025