Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës mund të ndikojë që vendi të shihet si i pasigurt për investime, thonë njohës të ekonomisë.
Sipas tyre, sulmet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës si dhe mungesa e stabilitetit politik mund të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e investimeve të huaja, por edhe vendore.
Autoritetet e Kosovës thanë se sulmi në pjesën veriore të Kosovës është kriminal dhe vjen nga bandat e orkestruara prej Beogradit.
Sipas njohësve të ekonomisë, institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin veprime të koordinuara “për të ruajtur besimin e investitorëve dhe për të garantuar një të ardhme ekonomike më të sigurt”.Njohësi tjetër i ekonomisë, Safet Gërxhaliu thotë për KosovaPress, se mungesa e stabilitetit politik e ka goditur Kosovën në disa aspekte.
Sipas tij, rastet e fundit që kanë ndodhur në veri, dhe kërcënimet që vinë në mënyrë të vazhdueshme, ndikojnë në largimin e investitorëve potencialë por edhe “zbehjen e interesit të investitorëve për të ardhur në Kosovë”.
Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Korporata Energjetike e Kosovës.
Një tjetër sulm terrorist ndodhi shtatorin e vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.
Aty, nga terroristët serbë u sulmua Policia e Kosovës dhe mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.