Sulmet në Lindjen e Mesme vazhdojnë
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sulmet në Lindjen e Mesme vazhdojnë
Iran
05/03/2026 - 13:33
Linku u kopjua

Irani ka nisur një valë të re sulmesh të enjten në mëngjes ndaj bazave izraelite dhe amerikane, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të “pendohen keq” për shkatërrimin e një anije iraniane në Oqeanin Indian, shkruan AP, transmeton KosovaPress.

Në anën tjetër, Izraeli kreu dy sulme afër kryeqytetit të Libanit, ku tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, raportohet nga mediat libaneze.

Ndërkohë, një udhëheqës fetar, Abdollah Javadi Amoli , kërkoi “gjakun e Trumpit”, ndërsa Izraeli njoftoi nisjen e një sulmi “të gjerë” ndaj Teheranit.

Sulmet e Iranit vijnë pasi marina amerikane shkatërroi anijen luftarake iraniane IRIS Dena, ku humbën jetën të paktën 87 marinarë iranianë. Sipas Asssociated Press, shpërthimet u dëgjuan në disa zona të Teheranit, ndërsa autoritetet izraelite goditën edhe pozicione të Hezbollahut në Liban, përcjellë KosovaPress.

Lufta deri tani ka shkaktuar mbi 1,000 viktima në Iran, mbi 70 në Liban dhe rreth një duzinë në Izrael, duke rrezikuar furnizimin global me naftë dhe gaz dhe duke penguar qarkullimin ndërkombëtar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026