Sulmet izraelito-amerikane “zhdukin” avionët nga qielli mbi dhe afër Iranit
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sulmet izraelito-amerikane “zhdukin” avionët nga qielli mbi dhe afër Iranit
gefrg
Foto Ilustruese
28/02/2026 - 13:56
Linku u kopjua

Sulmi i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit ka bërë që të ndërpriten pothuajse të gjitha fluturimet në rajon e më gjerë.

Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ndodhen selitë e kompanive ajrore të fluturimeve të gjata Emirates dhe Etihad, si dhe Izraeli, mbyllën hapësirën e tyre ajrore të shtunën, raporton AP, përcjellë Kosovapress.

Grupi Qatar Airways njoftoi se ka anuluar përkohësisht fluturimet drejt dhe nga Doha, pasi edhe hapësira ajrore e Katarit u mbyll.

Avionët që ishin në rrugë drejt Izraelit u ridrejtuan në aeroporte të tjera, ndërsa pasagjerët që ndodheshin në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion duke pritur fluturimet, u kthyen mbrapsht.

Emirates tha se disa nga fluturimet e kësaj kompanie u prekën nga mbyllja e hapësirës ajrore të EBA-së dhe u bëri thirrje pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimit online.

Kompania ajrore holandeze KLM kishte njoftuar më herët gjatë javës se do të pezullonte fluturimet drejt dhe nga Tel Avivi duke filluar nga e diela.

Virgin Atlantic anuloi fluturimin e saj nga Aeroporti Heathrow në Londër drejt Dubait dhe tha se do të shmangte fluturimet mbi Irak, çka do të thotë se fluturimet drejt dhe nga India, Maldivet, Dubai dhe Rijadi mund të zgjasin pak më shumë. Kjo kompani dha edhe lajmin e “mirë” se të gjitha fluturimet do të kenë karburant të mjaftueshëm në rast se duhet të ridrejtohen në një afat të shkurtër.

Turkish Airlines njoftoi në platformën X se fluturimet drejt Libanit, Sirisë, Irakut, Iranit dhe Jordanisë do të pezullohen deri të hënën, ndërsa fluturimet drejt Katarit, Kuvajtit, Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Omanit do të pezullohen të shtunën.

Kompania tha se mund të ketë edhe njoftime shtesë për anulime të tjera.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026