Rutte: NATO po bëhet më e fortë falë lidershipit amerikan
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rutte: NATO po bëhet më e fortë falë lidershipit amerikan
rute hegseth
10/04/2026 - 17:39
Linku u kopjua

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se Aleanca Veriatlantike po forcohet gjithnjë e më shumë falë lidershipit të Shteteve të Bashkuara dhe rritjes së angazhimit nga aleatët.

Në një fjalim të mbajtur në Institutin Ronald Reagan në Uashington, ai nënvizoi rolin historik të SHBA-së në NATO.

“Falë lidershipit amerikan dhe përkushtimit kolektiv për liri dhe siguri, NATO po bëhet më e fortë”, tha Rutte, njofton zyra e medieve e Aleancës, përcjellë KosovaPress.

Ai shtoi se ndryshimi i qasjes dhe rritja e investimeve në mbrojtje po krijojnë një partneritet të ri dhe më të fuqishëm në marrëdhëniet transatlantike teksa theksoi se është thelbësore që vendet anëtare të vazhdojnë të rrisin kontributin e tyre për një NATO më të fortë dhe më të drejtë.

Për këto tema, por edhe për çështje kyçe të sigurisë transatlantike, përfshirë zhvillimet që lidhen me Iranin, Rutte bisedoi gjatë vizitës së tij në Uashington, ku ma shkuar më 7 e do të qëndrojë deri më 12 prill, edhe me presidentin Donald Trump, sekretarin e shtetit Marco Rubio dhe atë të Mbrojtjes Pete Hegseth.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026