Ushtria izraelite ka bërë të ditur të premten në mëngjes se ka kryer një valë sulmesh “në zemër të Teheranit”, ndërsa tym i dendur është parë duke u ngritur mbi qiellin e Bejrutit, pasi presidenti amerikan Donald Trump shtyu kërcënimin e tij për shkatërrimin e infrastrukturës energjetike të Iranit lidhur me mbylljen efektive të Ngushticës së Hormuzit.
Izraeli ka dislokuar mijëra trupa përtej kufirit në Liban, ku zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se synojnë të marrin nën kontroll të gjithë zonën në jug të lumit Litani — afërsisht 30 kilometra nga kufiri, raporton Associated Press, përcjell KosovaPress.
Lufta ka shkaktuar më shumë se 1,900 viktima në Iran dhe gati 1,100 në Liban. Tetëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në Izrael, ndërsa katër ushtarë izraelitë janë vrarë gjithashtu në Liban. Po ashtu, 13 pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë vdekur, si dhe një numër civilësh në tokë dhe det në rajonin e Gjirit. Miliona njerëz në Liban dhe Iran janë zhvendosur.