Sulmet amerikane ndaj Iranit, çmimet e naftës rriten me 3%
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sulmet amerikane ndaj Iranit, çmimet e naftës rriten me 3%
gettyimages-2283876611_sd
20/07/2026 - 11:16
Linku u kopjua

Çmimet e naftës janë rritur me rreth 3% pas përshkallëzimit të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilët kanë shkëmbyer sulme për më shumë se një javë.

Nafta Brent, referenca ndërkombëtare, u ngjit në 90.78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane arriti në 84.85 dollarë për fuçi.

Rritja vjen në një kohë kur trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë, është reduktuar për shkak të tensioneve në rajon. SHBA ka rivendosur bllokadën detare të porteve iraniane, ndërsa disa anije po përdorin rrugë alternative përgjatë bregdetit të Omanit.

Edhe çmimet e benzinës kanë shënuar rritje. Në SHBA, mesatarja kombëtare është 3.99 dollarë për galon, rreth 34% më e lartë krahasuar me periudhën para nisjes së konfliktit.

Ndërkohë, edhe tregjet financiare reaguan ndaj zhvillimeve, me kontratat e ardhshme të indekseve Dow Jones, S&P 500 dhe Nasdaq që ranë me rreth 0.2%.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026