Qeni Tsunami gjen burrin nën rrënojat e tërmetit, shpëtuesit e nxjerrin të gjallë
Dëgjoje me zë...
Qeni Tsunami gjen burrin nën rrënojat e tërmetit, shpëtuesit e nxjerrin të gjallë
Një qeni i kërkim-shpëtimit, i njohur me emrin "Tsunami", ndihmoi në gjetjen e një burri që kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja pas tërmetit që goditi Karakasin të enjten, më 25 qershor.
Pasi kafsha lokalizoi dhe sinjalizoi vendndodhjen e viktimës, ekipet e mbrojtjes civile arritën ta nxjerrin të gjallë nga rrënojat, pas disa orësh përpjekjesh të koordinuara të shpëtimit.
Tsunami kishte marrë pjesë edhe në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve të 6 shkurtit 2023 në lindje të Turqisë, raporton AA, transmeton KosovaPress.
Të mërkurën në mbrëmje, tërmete të fuqishme goditën bregdetin verior të Venezuelës në Karaibe, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke nxitur paralajmërime për cunami në rajon. Si pasojë, të paktën 164 persona humbën jetën, ndërsa mbi 900 të tjerë u plagosën.
Një ditë më vonë, presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në nivel kombëtar.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) vlerëson se ekziston një probabilitet prej 42 për qind që numri i viktimave të arrijë nga 10 mijë deri në 100 mijë persona. Shteti i La Guaira, pranë Karakasit, është zona më e goditur nga tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5.